Rrethi Lakanian Shqiptar – Initiative Albanie dhe Fusha frojdiane në Shqipëri ju ftojnë në konferencën e psikanalizës të datës 21 shkurt 2025, ora 20:00 – 22:00, tek Zeta Gallery, Hekla Center, Tiranë.
I ftuari ynë është Gian Francesco Arzente, psikanalist në Torino, anëtar i Scuola Lacaniana di Psicoanalisi dhe i Association Mondiale de la psychanalyse.
Kjo konferencë me temë nga kongresi i ardhshëm i New Lacanian School « Dashuritë që dhembin », do të trajtojë diapazonin e vuajtjes që mund të shkaktojë një dashuri.
Ju njoftojmë që kjo konferencë është e hapur për publikun e gjerë.