Seminaret e Lacan-it

Nga 1951 deri në 1980 Jacques Lacan-i ka mbajtur seminaret e tij, të cilat filluan të stenografohen që prej vitit 1953. Deri në vitin 1973, Lacan-i refuzoi çdo lloj publikimi të seminarit të tij dhe vetëm atëherë ai i besoi, Jacques-Alain Miller-it, punën për transkriptimin e teksteve të tij.
Kjo punë që filloi me seminarin e vitit 1964, libri i XI, Les quatre concepts fondamentaux de la psychanalyse (Katër konceptet themelore të psikanalizës) vazhdon ende sot.

Seminari është nga ato mësime që kërkon prej lexuesit një investim personal. Pa dyshim, për këtë arsye, ai gëzon reputacionin e një Lacan-i të palexueshëm, që na paralojmëron se « një shkrim nuk është për tu lexuar » : « Ajo çka lexohet e përshkron shkrimin tej për tej dhe del prej tij e paprekur. Ajo që lexohet, është ajo për të cilën flas, pasi ajo që them i përket të pavetëdijshmes, pra asaj që lexohet e para ».