Shoqata Botërore e Psikanalizës (AMP)

Shoqata Botërore e Psikanalizës (Association Mondiale de la Psychanalyse) është shoqata e krijuar nga Jacques-Alain Miller në 1992, në Buenos Aires. Ai që njihet si « Pakti i Parisit » vendosi që ajo të mbledhë katër shkollat e para të Psikanalizës. AMP përfshin sot shtatë Shkolla në botë: la Escuela de Orientacion Lacaniana – EOL në Argjentinë, la Nueva Escuela Lacaniana – NEL në Amerikën qëndrore dhe latine, la Escola brasileira de Psicanàlise – EBP në Brazil, l’Ecole de la Cause Freudienne – ECF në Francë dhe në Belgique, la Escuela Lacaniana de Psicoanàlisis – ELP në Spanjë, la Scuola Lacaniana de Psicoanàlisi – SLP në Itali, dhe New Lacanian School – NLS.

Për të përforcuar aksionin e tyre, këto shkolla grupohen në dy Federata, EuroFederata e Psikanalizës apo EFP që përfshin ECF, NLS, ELP dhe SLP dhe Federata Amerikane e Psikanalizës së Orientimit Lakanian apo FAPOL. AMP mban lidhje me të dyja këto federata.

Shoqata Botërore e Psikanalizës ka për objektiv promovimin e zhvillimit të psikanalizës në botë. Praktika dhe studimi i saj orientohet nga mësimet e Jacques Lacan-it. Për të arritur objektivat e saj, AMP mban lidhje të ngushta me Shoqatën e « Fondacionit të fushës frojdiane ».