« E vërteta dhe fiksioni në psikanalizë »
me Marina Frangiadaki
Rrethi Lakanian Shqiptar – Initiative Albanie dhe Fusha frojdiane në Shqipëri organizojnë konferencën e psikanalizës « E vërteta dhe fiksioni në Psikanalizë », me psikanalisten nga Athina Marina Frangiadaki, anëtare e Shkollës së Re Lakaniane (NLS), Shkollës Franceze të Psikanalizës (ECF) dhe e Shoqatës Botërore të Psikanalizës (AMP).
Konferenca do të mbahet në datën 15 maj 2026, ora 18:00, në Bibliotekën « Misto Treska », Rruga Mine Peza, Tiranë.
… Lacan-i ka mbrojtur idenë që e vërteta ka strukturën e një fiksioni. Që në fillim, ai kishte saktësuar se termi fiksion nuk përfaqëson as iluzionin dhe as mashtrimin. Karakteri i fiksionit te mitet dhe teoritë seksuale infantile e dëshmon këtë. Struktura narrative e përmbajtjes së tyre bën të mundur trajtimin e temave të tilla si vdekja, ekzistenca dhe jo-ekzistenca, pra atyre që i përkasin rendit të gjërave të pamunudura për t’u thënë. Po ashtu, ajo përbën një dimension thelbësor të përvojës analitike.
Megjithatë, analiza mund të shkojë deri në regjistrin ku e vërteta nuk ka më vend: atë të ëndjes, pikës kufitare të rrëfimit që mbart zbulimi. Nuk mund të thuhet e vërteta mbi ëndjen dhe as gjithë e vërteta. Në lidhje me këtë, mund të vëmë re se Lacan-i nuk është pajtuar asnjëherë me idenë e një transparence të fjalëve në lidhje me Gjënë, as të kuptuarin e së vërtetës si një të plotë. Nuk mund të bëjmë më tepër se sa t’i sillemi asaj rrotull me gjys-të-thëna. Si pasojë, fjala që ndërtohet nga ligjërimi analitik i përket fiksionit, të vërtetës mashtruese. Gjuha është dukje dhe, përballë reales, nuk mund të bëjë tjetër veçse të gënjejë.
Patricia Bosquin-Caroz
Nga argumenti i kongresit NLS 2026






