Vështrimi dhe zëri
Nga angështia te dëshira
Lexim i kapitujve 16, 17 dhe 18 të Seminarit të Jacques Lacan, Libri X, « Angështia »
me Marina Frangiadaki
Rrethi Lakanian Shqiptar – Initiative Albanie dhe Fusha frojdiane në Shqipëri organizojnë seminarin e psikanalizës ” Vështrimi dhe zëri, nga angështia te dëshira”, me Marina Frangiadaki, psikanaliste në Athinë, anëtare e Shkollës së Re Lakaniane (NLS), Shkollës Franceze të Psikanalizës (ECF) dhe e Shoqatës Botërore të Psikanalizës (AMP).
Seminari do të zhvillohet ditën e shtunë, 16 maj 2026, nga ora 9:00 deri në orën 16:00, pranë Kryqit të Kuq Shqiptar, Rruga « Pjetër Budi », në Tiranë.
Seminari Angështia është, në të vërtetë, një gërmim në terren. Nuk është një muze ku objektet pastrohen, sistemohen, etiketohen dhe ndriçohen që të dalë në pah më e mira e tyre. Nuk është një ekspozitë ku puna është nuk duket. Puna e gërmimit mbetet e pranishme, gjë që është ndoshta e vërtetë për secilin nga seminaret e Lacan-it, por akoma më shumë për këtë.
Puna e gërmimit nxjerr në pah, këtu, një objekt të panjohur deri atëherë, një objekt që kishte mbetur i padukshëm edhe për vetë Lacan-in […], i pakapshëm, një objekt që deri atëherë ishte « taposur » nga shenjuesi.
Jacques-Alain Miller
Introduction à L’Angoisse






