Angështia : Lindja e një ndjesie që nuk mashtron
Rrethi Lakanian Shqiptar – Initiative Albanie dhe Fusha frojdiane në Shqipëri ju ftojnë në seminarin e psikanalizës të datës 22 shkurt 2025. Seminari zhvillohet tek Kryqi i Kuq Shqiptar, Rruga Pjetër Budi, Tiranë, ora 09:00 – 16:00. Ky është seminari i dytë i këtij viti, në të cilin ne kemi filluar komentet mbi Seminarin X të Jacques Lacan, Angështia. I ftuari ynë, Gian Francesco Arzente, psikanalist në Torino, do të komentojë kapitujt 4, 5 dhe 6 të këtij seminari.
Pse ky seminar mbi angështinë ? Pergjigjen na i jep Jacques-Alain Miller në tekstin e tij Hyrje në leximin e Seminarit Angështia të Jacques Lacan : « Pse Lakani zgjodhi, si të dhjetin e seminareve të tij, angështinë ? Ai vë në dukje, në Seminarin e tij, se kjo i habiti dëgjuesit e tij, për të cilët tema – duhet besuar – nuk ishte kaq evidente në atë pikë zhvillimi ku gjendeshin mësimet e tij. Le të japim këtë përgjigje : angështia që zgjodhi Lakani, angështia lakaniane, është një rrugë aksesi drejt objektit a e vogël. Ajo është konceptuar si rrugë aksesi drejt asaj që nuk është shënjuese. Duhet thënë se dhe ajo vetë, angështia si e tillë, nuk është shënjuese. »
Dhe ai vazhdon : « Ky Seminar duhet lexuar duke supozuar se ajo që ka të bëjë me drejtimin e kurës, lidhur me angështinë dhe atë që ajo shkakton, u dorëzohet, u besohet, atyre që dëgjojnë – i takon secilit pastaj ta bëjë të dobishme për veten, t’a përkthejë praktikisht – dhe se është legjitime që një mësim të shpaloset në vazhdimësinë e tij, me një lloj misteri me të cilin rrethohen elaborime të tilla, pa thirrur askënd që të shërojë angështinë, apo të çangështojë – kjo nuk është në rendin e ditës së këtij Seminari. »
Ju mirëpresim !