Rrethi Lakanian Shqiptar dhe Fusha Frojdiane ne Shqipëri organizojnë seminarin Hyrje në objektin lakanian a e vogël, me psikanalistin Guy Poblome, anètar i ECF dhe AMP. Ky seminar sjell komente mbi Seminarin e Jacques Lacan, Libri X : Angështia, si dhe prezantimin e dy rasteve klinike.
“Bëhet fjalë, në këtë Seminar, për ndërtimin e dëshirës, që nuk është më ajo e doktrinës klasike të Lakanit. Këtu, mund ta përcaktojmë dëshirën si moment analitik, përderisa ajo varet, në kuptimin e mirëfilltë, nga interpretimi. Aq sa Lakani e ka identifikuar atë me interpretimin analitik, duke thënë se “dëshira është interpretimi i saj”, sepse statusi themelor i dëshirës është të jetë e ndrydhur – një mbiemër që e po zgjedh për ta lidhur me ndërtimet e Frojdit. Dëshira e ndrydhur, është ajo dëshirë që Lakani e ka përkthyer si metonimike, që rrjedh nën fjalë, nën zinxhirin shënjues. Megjithatë, në lidhje me këtë status të dëshirës si metonimike të ndrydhur, ka një tjetër aspekt të dëshirës që është fenomenologjik: dëshira si e magjepsur nga objekti. Nëntë Seminaret e mëparshëm të Lakanit kanë shpalosur spektaklin e dëshirës së magjepsur. Ajo që Lakani zhvillon në emër të formimit të dëshirës, është ajo që ai do ta trajtojë një vit më pas, si shkakun e subjektit, nisur nga dy operacionet e alienimit dhe të ndarjes.
Këto dy mbiemra, i ndrydhur dhe i magjepsur, paraqesin një antonimë të dëshirës, në përkufizimin lakanian. Nga njëra anë, kemi statusin metonimik të instancës së dëshirës, të persistencës së saj nën zinxhirin shënjues, midis shënjuesve, në interval. Është një dëshirë e padukshme, e padëgjuar por që e supozojmë si « të analistit », dhe pastaj kemi statusin imagjinar të objektit të saj. Deri në këtë moment, në mësimet e Lakanit, gjejmë rrëshqitje shumë të shpejta që bashkojnë këto dy statuse, statusin simbolik dhe një statusin imagjinar që përfshin dëshirën.”
Jacques-Alain Miller