Rrethi Lakanian Shqiptar organizon ditën e premte, 24 janar 2025, Tryezën e rrumbullakët rreth autizmit, me pjesëmarrjen e profesionistëve të shëndetit mendor që punojnë me fëmijë autikë.
I ftuari ynë në këtë aktivitet është psikanalisti belg Guy Poblomë, i cili punon prej disa vitesh me ne. Ai është drejtor terapeutik i qendrës pritëse për fëmijë autikë “Antenne 110” në Belgjikë si dhe anëtar i Shkollës së Çështjes Frojdiane (ECF) dhe i Shoqatës Botërore të Psikanalizës (AMP).
Në ç’kushte psikanaliza filloi të punojë me këta fëmijë? […] Psikanaliza, së pari, morri në konsideratë faktin që ne nuk dimë përse këta fëmijë kanë të tilla sjellje. Këta fëmijë janë një enigmë. Çdo fëmijë është një enigmë. […] Para se të themi: “do të zbatojmë këtë apo atë program riedukimi për këta fëmijë”, duhet të ndalojmë pak dhe marrim kohë për të kuptuar se çfarë ndodh me ta, të kuptojmë pse këta fëmijë sillen në këtë mënyrë, pse e deformojnë gjuhën apo pse mbyllen në vetvete.
Guy Poblome