Skip to main content

Rrethi Lakanian Shqiptar

INITIATIVE ALBANIE

Groupe du Champ freudien en Albanie (GCF-A)

74, rue d’Assas, 75006 Paris

Ju ftojnë në:

SEMINARIN E FUSHËS FROJDIANE

“Raste autizmi : Efekte klinike

Qasja nëpërmjet Reales, Simbolikes dhe Imagjinares së Lakanit”

 

 

Të nderuar kolegë,

Rrethi Lakanian Shqiptar dhe Fusha Frojdiane në Shqipëri kanë kënaqësinë t’ju ftojnë në seminarin e parë të vitit 2022-2023. Ky seminar do të vijojë me komente mbi “Shkrimet teknike të Frojdit”, seminari i mbajtur nga Jacques Lacan gjatë vitit 1953-1954.

Në këtë seminar ne kemi kënaqësinë e veçantë të presim psikanalistin Guy Poblome, anëtar i Shkollës Franceze të Psikanalizës (ECF), i Shoqatës Botërore të Psikanalizës (AMP) dhe drejtor terapeutik i Antenne 110 në Belgjikë.

Seminari do të zhvillohet ditën e shtunë, 3 shtator 2022, nga ora 9:00 deri në orën 16:00, pranë Kryqit të Kuq Shqiptar, Rruga “Pjetër Budi”, Tiranë.

Për tu rregjistruar në seminarin tonë, ju lutemi na dërgoni kërkesën tuaj në adresën elektronike:

seminaret_e_psikanalizes@rrethilakanianshqiptar.com

Ju mirëpresim,

Rrethi Lakanian Shqiptar Eva Filaj

Argument

Raste autizmi : efekte klinike

Qasja nëpërmjet Reales, Simbolikes dhe Imagjinares së Lakanit

Seminari i I-rë, i Lakanit, i titulluar “Shkrimet teknike të Frojdit”, i cili daton në vitin 1953, është ai që starton zhvillimet që iu bën Lakani tre rregjistrave të mirënjohur të tij, Simbolikes, Imagjinares dhe Reales, si dhe ndryshimeve dhe lidhjeve që ekzistojnë midis tyre. A është kjo vetëm një rastësi ?

Mësimet që ne do të studiojmë, në seminarin e të shtunës, janë vazhdimësi e mbrëmjes të së premtes. Në këto mësime Lakani komenton dy raste klinike të dy fëmijëve, që sot mund të trajtohen si raste që i përkasin Spektrit të Çrregullimeve të Autizmit. Rasti i parë është ai i djalit të vogël Dick, një rast i ndjekur nga Mélanie Klein ; i dyti është rasti i Robertit, që u parqit nga Rosine Lefort, një nxënëse e Lakanit. Këto dy raste trajtimesh psikanalitike, Lakani i rilexon duke hedhur dritë, pikërisht, mbi mënyrën se si ndërthuren ose jo, tek secili prej tyre, Simbolikja, Imagjinarja dhe Realja. Në këtë seminar ne do të shfletojmë leximin e rastit të Dick-ut, duke u nisur nga vetë teksti i Mélanie Klein-it, për të vazhduar me ritrajtimin që i bën atij Lakani.

Cas d’autisme : des effets cliniques

L’abord par le Réel, le Symbolique et l’Imaginaire de Jacques Lacan

Ce Séminaire qui date de 1953 inaugure l’élaboration par Lacan des trois registres du Symbolique, de l’Imaginaire et du Réel, de leurs distinctions et de leurs liens. Est-ce pure contingence ? les leçons 7 et 8 du Séminaire que nous aurons à commenter viendront dans la continuité de la soirée du vendredi. Lacan y commente en effet deux cas d’enfants qui seraient aujourd’hui inclus dans le Spectre du Trouble Autistique. Le premier cas est celui de Dick, qui a été suivi par Mélanie Klein ; le second est celui de Robert, qui a été accompagné par Rosine Lefort, une élève de Lacan. Celui-ci donne une lecture très éclairante de ces deux cas de traitements psychanalytiques, qui ont eu des effets notables sur les enfants, à partir de la façon dont se rapportent, ou pas, pour chacun, le Symbolique, l’Imaginaire et le Réel les uns aux autres.

Guy Poblome

 

 

Programi i seminarit 3 shtator 2022

08.45 – 09.00 Regjistrimi i pjesëmarrësve

09.00 – 09.05 Përshëndetje e pjesëmarrësve nga Eva Filaj, Presidente e Rrethit Lakanian Shqiptar

09.05 – 11.45 Koment i kapitujve 7, 8 dhe 9 të seminarit të Jacques Lacan « Shkrimet teknike të Frojdit », nga Guy Poblome

11.45 – 12.00 Pyetje, komente dhe diskutime nga pjesëmarrësit

12.00 -13.30 Pushimi i drekës

13.30 – 14.00 Prezantim i rastit klinik: “Kukafshehti”, nga Sonilda Barjamaj

14.00 – 14.30 Pyetje dhe diskutime nga pjesëmarrësit

14.30 – 15.00 Prezantim i rastit klinik: “Amata e vogël”, nga Arta Naçi

15.00 – 15.30 Pyetje dhe diskutime nga pjesëmarrësit

15.30 – 16.00 Përfundime dhe perspektiva teoriko-klinike nga Guy Poblome