INITIATIVE ALBANIE
Groupe du Champ freudien en Albanie (GCF-A)
74, rue d’Assas, 75006 Paris
Ju ftojnë në:
SEMINARIN E FUSHËS FROJDIANE
“Nga stadi i pasqyrës tek stadi i like”
Të nderuar kolegë,
Rrethi Lakanian Shqiptar dhe Fusha Frojdiane në Shqipëri kanë kënaqësinë t’ju ftojnë në seminarin e rradhës të vitit 2022-2023. Ky seminar do të vijojë me komente mbi “Shkrimet teknike të Frojdit”, seminari i mbajtur nga Jacques Lacan gjatë vitit 1953-1954.
Në këtë seminar kemi kënaqësinë e veçantë të presim psikanalistin Gian Francesco Arzente, anëtar i Shkollës Italiane të Psikanalizës (SLP), i Shoqatës Botërore të Psikanalizës (AMP) dhe drejtor i Komunitetit Terapeutik “il Montello”.
Seminari do të zhvillohet ditën e shtunë, 26 nëntor 2022, nga ora 9.00 deri në orën 16.15, pranë Kryqit të Kuq Shqiptar dhe është në proces akreditimi nga AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË SË KUJDESIT SHËNDETËSOR DHE SHOQËROR.
Gjeni bashkangjitur argumentin dhe programin e ditës së shtunë.
Për tu rregjistruar në seminarin tonë, ju lutemi na dërgoni kërkesën tuaj në adresën elektronike:
seminaret_e_psikanalizes@rrethilakanianshqiptar.com
Ju mirëpresim,
Eva Filaj
Presidente
Rrethi Lakanian Shqiptar
Argument
Dallo stadio dello specchio allo stadio dei like
L’uomo fa questa esperienza: si vede, si riflette e si concepisce come altro da quello che è. Se un soggetto si vede e poi si costituisce diverso da quello che è, che cosa produce questa divisione, ma, soprattutto, cosa gli consente di affrontare questa impasse?
Nga stadi i pasqyrës tek stadi i like
Njeriu bën shpesh një eksperiencë të tillë: shihet teksa reflektohet dhe e percepton veten si një tjetër në raport me atë që është. Nëse një subjekt shihet dhe e ndërton veten si të ndryshëm nga ajo, çfarë prodhon kjo ndarje, por mbi të gjitha, çfarë i lejon atij të përballet me këtë ngërç?
Programi i seminarit 26 nëntor 2022
08.45 – 09.00 Regjistrimi i pjesëmarrësve
09.00 – 09.05 Përshëndetje e pjesëmarrësve nga Eva Filaj, Presidente e Rrethit Lakanian Shqiptar
09.05 – 11.45 Koment i kapitujve 10, 11 dhe 12 të seminarit të Jacques Lacan « Shkrimet teknike të Frojdit », nga Gian Francesco Arzente
11.45 – 12.30 Pyetje, komente dhe diskutime nga pjesëmarrësit
12.30 -13.30 Pushimi i drekës
13.30 – 14.00 Prezantim i rastit klinik: “Syri i tretë”, nga Rrozar Shiroka
14.00 – 14.30 Pyetje dhe diskutime nga pjesëmarrësit
14.30 – 15.00 Prezantim i rastit klinik: “Një vajzë e ndershme”, nga Eva Filaj
15.00 – 15.30 Pyetje dhe diskutime nga pjesëmarrësit
15.30 – 16.00 Komente mbi rastet klinike nga Gian Francesco Arzente
16.00 – 16.15 Plotësimi i pyetësorit të njohurive dhe vlerësimi i seminarit