Skip to main content

Argument

Diçka për të thënë

Në këtë konferencë publike ne ju propozojmë të ndjekim së bashku, një film dokumentar që trajton temën e përfshirjes së fëmijëve autikë në shkolla. Në fakt, në ditët e sotme, kjo përfshirje është kthyer në një kryefjalë të shoqërive ku ne jetojmë. Nëse, pa asnjë diskutim, qëllimi i saj është fisnik, pasi mbështetet mbi idealin e drejtësisë dhe barazisë midis njerëzve, do të duhej, ndoshta, të ngrinim pyetjen se si dhe ndonjëherë me çfarë çmimi, praktikohet kjo përfshirje.

Ky film, i financuar nga Bashkimi Europian, evokon, nëpërmjet dëshmive të prindërve, të mësuesve, të terapistëve si dhe të vetë personave autikë, eksperienca origjinale të përfshirjes së fëmijëve autikë nëpër shkolla, në vende të ndryshme të Europës. Ndonjëherë ato janë realizuar me sukses dhe ndonjëherë jo pa vështirësi.

Përtej çështjes së përfshirjes, filmi jep indikacione të çmuara mbi trajtat që karakterizojnë autizmin si dhe mbi mënyrën se si mund të krijojmë lidhje me një fëmijë autik, lidhje të cilat ai mund ti pranojë.

Quelque chose à dire

Lors de la conférence publique, nous proposons de projeter un film documentaire qui porte sur le thème de l’inclusion des enfants autistes à l’école. Aujourd’hui en effet, l’inclusion est devenue un mot d’ordre généralisé dans nos sociétés. Si l’intention est noble, car elle soutient un idéal de justice et d’égalité entre les personnes, encore faut-il se poser la question de savoir comment, et parfois à quel prix, l’inclusion est mise en pratique.

Ce film, qui a été financé par l’Union Européenne, évoque, à partir de témoignages de parents, d’enseignants, de thérapeutes et aussi de personnes autistes, des expériences originales d’inclusions d’enfants autistes à l’école, parfois réussies, parfois pas sans difficultés, dans différents pays d’Europe.

Au-delà de la question de l’inclusion, le film donne quelques indications précieuses sur ce qui caractérise l’autisme et sur la façon de nouer un lien avec un enfant qui soit soutenable pour lui.

Guy Poblome