Të nderuar kolegë,
Rrethi Lakanian Shqiptar dhe Fusha Frojdiane në Shqipëri kanë kënaqësinë t’ju ftojnë në
seminarin e rradhës për vitin 2021-2022. Ky seminar do të vojojë me komente mbi
“Shkrimet teknike të Frojdit”, seminari i mbajtur nga Jacques Lacan gjatë vitit 1953-1954.
Në këtë seminar ne kemi kënaqësinë e veçantë të presim Gian Francesco Arzente,
psikanalist në Torino, anëtar i Shkollës Lakaniane të Psikanalizës (SLP) dhe anëtar i Shoqatës
Botërore të Psikanalizës (AMP).
Seminari, i titulluar “Uni dhe tjetri” do të zhvillohet ditën e shtunë, 9 prill 2022, nga ora
9.00 deri në orën 16.00, pranë Kryqit të Kuq Shqiptar.
Ju bëjmë me dije që i ftuari ynë do të mbajë, ditën e premte, 8 prill 2022, ora 18.00, në Zeta
Gallery, konferencën “Gratë, burrat dhe femërorja”, e hapur për një publik të gjerë, me
temën e punimeve të ardhshme të kongresit të AMP, “Gruaja nuk ekziston”.
Për tu rregjistruar, ju lutemi na dërgoni kërkesën tuaj në adresën tonë elektronike:
seminaret_e_psikanalizes@rrethilakanianshqiptar.com
SHKARKO PROGRAMIN
Ju mirëpresim,
Rrethi Lakanian Shqiptar
Eva Filaj