Pritja në institucion e fëmijëve në vështirësi të mëdha
Një praktikë e ndriçuar nga psikanaliza
Që prej fundit të viteve shtatëdhjetë, disa psikanalistë, nxënës të Jacques Lacan-it, themeluan institucione përkujdesi për fëmijë në vështirësi të mëdha. Ata ishin të bindur që është plotësisht e mundur që këta fëmijë të trajtohen ndryshe, jo si « debilë » apo si fëmijë me « sjellje të keqe », që duhen korrigjuar, edukuar, riedukuar. Ata kishin bindjen që këta fëmijë kanë brenda tyre mundësinë të zgjidhin vetë çështjet, vuajtjet dhe vështirësitë e tyre. Duke u nisur nga kjo, çfarë lloj mjedisi dhe mbështetje do të ishte më e favorshme për një përmirësim të vetë ekzistencës së tyre dhe të lidhjeve sociale ku ata përfshihen ?