Të interpretosh fëmijën. Një sfidë.
(Më falni për shqetësimin. Na ishte njëherë fëmija.)
Psikanalisti nga Torino, Gian Francesco Arzente do të shqyrtojë çështjen se çfarë interpreton fëmija : një rol, një ideal apo pritshmëritë që i janë atribuar që para lindjes së tij nga ana e familjes apo e shoqërisë së cilës i përket. Apo interpreton nëpërmjet simptomave të tij familjen nga e cila vjen, shoqërinë ku jeton etj. Lektori do të flasë pikërisht mbi detyrën e analistit apo e një profesionisti të orientuar nga psikanaliza në raport me këto çështje dhe sfidat që e shoqërojnë.
Në seminar do të kemi dhe dy prezantime klinike nga Fabiola Kalluçi, Njësia për Fëmijën & Familjen Nyjelakim dhe
Sonilda Barjamaj, Qendra Sociale Multidisiplinare në Bashki.