Seminari i Fushës Frojdiane në Shqipëri
21 Janar 2017,
Ora 9h-14h
Biblioteka Kombëtare Sheshi Skënderbej
Në seminarin VI, titulluar : Dëshira dhe interpretimi i saj, Lakani përpilon grafikun e dëshirës, një busullë e mirëfilltë për analistin që i lejon të kuptojë atë që bën dhe përcakton vendndodhjen në përvojën psikoanalitike. Kemi të bëjmë me një Seminar që, siç mëton Jacques-Alain Miller në tekstin e tij paradigmat e ëndjes (jouissance), përbën një etapë thelbësore në mësimet e para të Lakanit për sa parapërgatit dhe hap rrugën për përsiatjet e vitit të mëpasshëm me Seminarin Etika e psikanalizës, ku në zemër të Tjetrit, të simbolikes, do të shfaqet një bërthamë e dendur e reales, që nuk mund të simbolizohet.
Më poshtë mund të shkarkoni dhe të lexoni tekstin e Jacques-Alain Miller ‘I sei paradigmi del godimento’ mbi të cilin do të bazohet ky seminar.