Skip to main content

Seminari i Fushës Frojdiane në Shqipëri

15 Prill 2017,  

Ora 9h-14h

Biblioteka Kombëtare Sheshi Skënderbej

Myriam Mitelman, psikanaliste në Strasbourg rivjen në Tiranë për të mbyllur sesionin e tretë të ciklit të seminareve të psikanalizës për 2016-2017 me temën “E pavetëdijshmja në veprim në eksperiencën analitike : ëndrrat, lapsuset, simptomat”. Sesioni i tretë do të trajtojë ndër të tjera dy variantet e së pavetëdijshmes nisur dhe nga historia e tyre : pikëpamjen frojdiane (qasja si tekst që deshifrohet) dhe pikëpamjen lakaniane (si pulsim) të nyjëtuara me klinikën e rasteve (Ne do të rimarrim në detaje, harresën e emrit të Signorelli-t, si dhe një nga rastet e para frojdiane, atë të Hansit të vogël) siç e do tradita e shkollës lakaniane gjithnjë e më shumë e përditësuara me prurjet nga aktualiteti (rasti i Eva Filaj).

 

Shkarko PDF