Seminari i Fushës Frojdiane në Shqipëri
7 Maj 2016,
Ora 9h-14h
Biblioteka Kombëtare Sheshi Skënderbej
[…] deliri, i cili deri në atë moment shfaqej si sëmundje, tani paraqitet si një ‘përpjekje për të shëruar’ që kryhet nga subjekti për t’ju përgjigjur papritur ‘çrregullsisë së botës’. Në këtë perspektivë deliri është një burim subjektiv i çmuar për klinicienin sa kohë që ai përbën një portë hyrëse për trajtimin e psikozës […] Seminari propozon të shtjellojë prurjen psikanalitike lidhur me funksionin e delirit te psikozat, në dallim nga fantazmatika te neurozat, për të ngritur çështjen e diagnozës së psikozës ordinere, të paraqitur nga Jacques-Alain Miller në fund të viteve ‘90 në valën e mësimit më të fundit mbi gjuhën që Lakani nxjerr prej Joyce-t.