Skip to main content

Të nderuar miq të psikanalizës,

Rrethi Lakanian Shqiptar ka kënaqësinë t’ju ftojë në konferencën e psikanalizës “Familja bashkëkohore dhe simptomat e saj”, me Marina Frangiadaki, psikanaliste në Athinë, anëtare e Shkollës së Re Lakaniane (NLS), e Shkollës Franceze të Psikanalizës (ECF) dhe e Shoqatës Botërore të Psikanalizës (AMP). Kjo konferencë do të zhvillohet në datën 6 qershor 2025, nga ora 18:00 deri në orën 20:00, në galerinë Zeta, në Tiranë.

Konferenca do të trajtojë temën e Kongresit të ardhshëm të EuroFederatës së psikanalizës PIPOL 12, që do të mbahet në Bruksel, në 12 dhe 13 korrik 2025, me titull “Trazim në familje”.

Hyrja në konferencën tonë është e hapur për publikun e gjerë.

Ju mirëpresim!