Skip to main content

Rrethi Lakanian Shqiptar ju fton në konfrencën “Mes artit dhe psikanalizës” ku mund të ndiqni koleget Eva Filaj dhe Klodiana Bardhoshi në komentet e tyre mbi dashurinë në psikanalizë.

Kolegia Arta Naçi do të komentojë këngën “Dashuria është një zog rebel” nga opera e mirënjohur Carmen.

… Nëse ti nuk më dashuron,

nëse ti nuk më do, unë të dua,

Por nëse të dashuroj, nëse të dua,

bëj kujdes për veten! …

Artistja Matilda Odobashi do të komentojë pjesë nga vepra e artistes së famshme franko-amerikane Louise Bourgois.

Ju ftojmë të na ndiqni ditën e enjte 17 prill, në orën 18:00 te Zeta Gallery!