Seminari i psikanalizës 25 maj 2024
me
Guy Poblome
Në një moment të parë, e pavetëdijshmja është vetëm një bardhësi në historinë e subjektit dhe dëshira do që të njihet në mënyrë që ti japë subjektit qënien e tij. Këtë do ta shohim të qartësohet në mësimet mbi të cilat do të flasim sot. Pas « Instancës së shkronjës… », e pavetëdijshmja është e strukturuar si një gjuhë, që do të thotë se subjekti përfaqësohet nga një shënjues për një tjetër shënjues, arsye për të cilën ai e humbet qënien e tij. Dhe në këtë moment dëshira nuk duhet njohur, por duhet interpretuar.