Skip to main content

Gruaja, burri, dëshira dhe objekti a

me Guy Poblome

Duket se gruaja qëndron më lart në raport me ëndjen dhe për këtë arsye lidhja e saj me nyjen e dëshirës është shumë më e çlirët. Mungesa, shenja e më pak, që shënjon funksionin e fallusit, bën që lidhja e burrit me objektin të kalojë nëpërmjet negativizimit të fallusit dhe kompleksit të kastrimit, ku statusi i (–φ) përbën qendrën e dëshirës së burrit, gjë e cila për gruan nuk është e nevojshme.

Kjo nuk do të thotë se ajo nuk është e lidhur me dëshirën e Tjetrit. Përkundërazi, është pikërisht dëshira e Tjetrit, si e tillë, ajo me të cilën gruaja përballet por, në këtë përballje, objekti fallik vjen për të në plan të dytë, megjithëse ai luan rolin e tij në dëshirën e Tjetrit. Kjo i thjeshton shumë gjërat.

Jacques Lacan Kapitulli 14, “Angështia”