Rrethi Lakanian Shqiptar – Initiative Albanie
Fondation du Champ freudien
Organizojnë :
Konferencën e psikanalizës
Një e vërtetë që nuk njihet
Të nderuar kolegë dhe miq të psikanalizës,
Rrethi Lakanian Shqiptar – Initiative Albanie dhe Fusha frojdiane në Shqipëri ju ftojnë në konferencën e psikanalizës : Një e vërtetë që nuk njihet.
I ftuari ynë është në këtë konferencë është Gian Francesco Arzente, psikanalist në Torino, anëtar i Shkollës Italiane të Psikanalizës (SLP) dhe i Shoqatës Botërore të Psikanalizës (AMP). Kjo konferencë do të zhvillohet në datën 27 shkurt 2026, nga ora 18:00 deri në orën 20:00, në galerinë Zeta, në Tiranë.
Konferenca do të trajtojë temën e Kongresit të ardhshëm të Shkollës së Re Lakaniane (NLS) që do të mbahet në Paris, në 27 dhe 28 qershor 2026, me titull “Varitet”, Variacionet e së vërtetës në psikanalizë.
“Unë them gjithmonë të vërtetën: por jo të gjithën, sepse ta thuash të gjithën është e paarritshme. Ta thuash të gjithën është e pamundur materialish: fjalët mungojnë. Dhe pikërisht nëpërmjet kësaj pamundësie e vërteta ngjizet me realen.”
JACQUES LACAN, Televizion
Ju njoftojmë që kjo konferencë është e hapur për publikun e gjerë.
Ju mirëpresim !






