Skip to main content

Të nderuar kolegë miq të psikanalizës,

Rrethi Lakanian Shqiptar ka kënaqësinë t’ju ftojë në seminarin e psikanalizës “Ky objekt i pakapshëm që shkakton dëshirën”, me Marina Frangiadaki, psikanaliste në Athinë, anëtare e Shkollës së Re Lakaniane (NLS), e Shkollës Franceze të Psikanalizës (ECF) dhe e Shoqatës Botërore të Psikanalizës (AMP).

Seminari do të zhvillohet ditën e shtunë, 7 qershor 2025, nga ora 9:00 deri në 16:00, pranë Kryqit të Kuq Shqiptar, Rruga “Pjetër Budi”, në Tiranë.

Seminari sjell komentet e të ftuarës sonë mbi Seminarin e Jacques Lacan, Libri X, Angështia, kapitujt 7,8 dhe 9 si dhe prezantimin e dy rasteve klinike nga kolegë shqiptarë.

Për rregjistrimet na shkruani në adresën tonë elektronike: seminaret_e_psikanalizës@rrethilakanianshqiptar.com

Ju mirëpresim!