Seminari i Fushës Frojdiane në Shqipëri
26 Janar 2019,
Ora 9h00-17h30
Kryqi Kuq Shqiptar Rruga ‘Pjetër Budi’, Tiranë
Ka disa mënyra për t’iu qasur “urgjencës” në psikanalizë. Ne do ta shqyrtojmë këtë koncept duke u nisur nga tre këndvështrime: ai i kalimit në akt, me pikënisje tentativën e vetëvrasjes së “ homoseksuales së re ” një paciente e famshme e Frojdit; nga pikëpamja e ëndrrës ose makthit nga ku shtrohet pyetja – nën efektin e cilës urgjencë unë zgjohem në vend që të vazhdoj gjumin? nga vendi i thëniezimit: Lacan-i na orienton drejt një konceptimi të gjuhës që përmban të pathënshmen, diçka që nuk mund të reduktohet në asnjë lloj dijeje dhe të cilën Lacan-i e emërton Njëshi. Njëshi do të ishte atëhere një tjetër emër i urgjencës, urgjencës së thënies së fjalës së duhur në dallim nga gjuha e drunjtë, ose fjala boshe…