Skip to main content

Rrethi Lakanian Shqiptar – Initiative Albanie dhe Fusha frojdiane në Shqipëri ju ftojnë në shfaqjen e dokumentarit « Zëra të tjerë », një realizim nga Iván Ruiz Acero, psikanalist, muzikant, anëtar i Shkollës Spanjolle të Psikanalizës (SLP) dhe i Shoqatës Botërore të Psikanalizës (AMP).

Dokumentari do të shfaqet në datën 20 mars 2026, te Kinema Agimi, në orën 18 :00.

Shfaqja e dokumentarit do të pasohet nga një bashkëbisedim dhe reflektime mbi autizmin. I ftuari ynë në këtë aktivitet do të jetë Guy Poblome, psikanalist, drejtor i Antenne 110 në Belgjikë, anëtar i Shkollës Franceze të Psikanalizës (ECF) dhe i Shoqatës Botërore të Psikanalizës (AMP).

Psikanaliza është një ligjërim për të cilin normalja nuk ekziston. Dhe këtë pozicion që e mbante në fillim Frojdi, Lakani e zhvilloi, duke na lejuar tu themi prindërve se nuk kanë pse ta krahasojnë fëmijën e tyre me askënd; që fëmija i tyre mund të gjejë lumturinë, që kontributi i prindërve në këtë proces është pikërisht mundësia për ta trajtuar dhe për t’iu qasur atij, duke u nisur nga ajo që e bën atë unik në botë, që e bën të veçantë, jo vetëm në raport me fëmijë që supozohen normalë, por edhe në raport me çdo fëmijë tjetër, të etiketuar apo emëruar me termin e autizmit.
Sipas orientimit psikanalitik, çdo rast trajtohet në mënyrë unike, duke u nisur nga fakti qē nuk dimë. Në kuptimin e asaj çka thoshte Frojdi, se në çdo kurë duhet shpikur psikanaliza, ne, po ashtu, duhet të krijojmë, një lloj praktike për secilin nga fëmijët që takojmë.
Zëra të tjerë