Nuk ka mungesë për realen
me Gian Francesco Arzente
… Nëse kërkon të krijosh një doktrinë të Lakanit për angështinë duke u nisur nga ky Seminar, duhet të jesh shumë i kujdesshëm dhe të mos marrësh çdo formulë si zgjidhje. Duke e rilexuar tekstin gjen pa dyshim njëzetë a tridhjetë përkufizime, por asnjë përfundimtar. Në të vërtetë, nuk ka një përkufizim të vetëm të angështisë që të mos jetë i kushtëzuar, që të mos jetë i lidhur me një perspektivë të caktuar. Në argumentet që Lakani paraqet, mund të vërejmë artin e një retorike, elokuencën e tij. Ai sillet si një hetues, me argumente pro dhe kundër. Është gjithmonë kaq bindës sa do të dëshironim që të ndalej, sepse, duket që aty, e kemi kuptuar.
Asnjë formulë e angështisë në këtë Seminar nuk e plotëson nevojën për të rishkelur hapat e Lakanit. Nëse do ta komentoja – gjë që nuk po e bëj – do ta bëja paragraf pas paragrafi. Nuk ka asnjë prej tyre që nuk kërkon të peshohet apo të përshtatet, që nuk ka nevojë për një modifikim, një lëvizje, gjë për të cilën gjejmë gjithmonë mbështetje, diku apo diku tjetër.
Jacques-Alain Miller,
“Hyrje në leximin e seminarit Angështia të Jacques Lacan”






