Të nderuar kolegë dhe miq të psikanalizës,
Në emër të Rrethit Lakanian Shqiptar kam kënaqësinë t’ju njoh me programin tonë vjetor. Gjatë këtij viti ne jemi të nderuar të mirëpresim tre psikanalistë të cilët do të vijnë të punojnë me ne, gjatë seminareve të psikanalizës, me një tjetër Seminar të Lakanit, L’angoisse (Angështia). Ata do të na lënë në duar një fill Ariane i cili do të na orientojë në labirinthin e errët të angështisë. Me ta do të realizojmë, po ashtu, dy konferenca të hapura për publikun dhe një tryezë të rrumbullakët rreth autizmit.
I ftuari ynë i parë për këtë vit do të jetë psikanalisti Guy Poblome, anëtar i shkollës franceze të psikanalizës (ECF), i Shkollës së Re të Psikanalizës (NLS) dhe i Shoqatës Botërore të Psikanalizës (AMP).
I ftuari ynë i dytë do të jetë Gian Francesco Arzente, anëtar i shkollës italiane të psikanalizës (SLP) dhe i Shoqatës Botërore të Psikanalizës (AMP).
Këtë vit ne ju propozojmë një aktivitet të Rethit Lakanian Shqiptar, i hapur për publikun, i cili synon të bashkojë artin dhe psikanalizën lakaniane, duke gjurmuar dashuritë që dhembin dhe ato që nuk duken si të tilla.
Së fundmi do të presim psikanalisten Marina Frangiadiaki, anëtare e shkollës franceze të psikanalizës (ECF), e Shkollës së Re të Psikanalizës (NLS) dhe e Shoqatës Botërore të Psikanalizës (AMP).
Kolegët shqiptarë do të kontribuojnë po ashtu në seminaret tona me prezantimin e rasteve klinike.
Për më shumë informacion gjeni programin tonë të detajuar:
24 janar 2025 – Tryezë e rrumbullakët rreth autizmit, te ZETA Contemporary Art Center, Hekla Center, Rruga Abdyl Frashëri, 7. P31, A/4, Tiranë, Shqipëri. me pjesëmarrjen e psikologëve që punojnë me fēmijë autikë në institucione publike në Tiranë.
I ftuar Guy Poblome
25 janar 2025 – Seminari i psikanalizës, te Kryqi i Kuq Shqiptar, Rruga Pjetër Budi, N19, H10, Tiranë, Shqipëri. Komente mbi tre kapitujt e parë të Seminarit X të Jacques Lacan, L’angoisse.
I ftuar Guy Poblome
21 shkurt 2025 – Konferenca e psikanalizës, te ZETA Contemporary Art Center, Hekla Center, Rruga Abdyl Frashëri, 7. P31, A/4, Tiranë, Shqipëri. Konferencë e hapur për publikun me temë nga kongresi i ardhshëm i NLS, Dashuritë që dhembin.
I ftuar Gian Francesco Arzente
22 fshkurt 2025 – Seminari i psikanalizës, te Kryqi i Kuq Shqiptar, Rruga Pjetër Budi, N19, H10, Tiranë, Shqipëri. Komente mbi kapitujt 4, 5 dhe 6 të Seminarit X të Jacques Lacan, L’angoisse.
I ftuar Gian Francesco Arzente
17 avril 2025 – Mes artit dhe psikanalizës, te ZETA Contemporary Art Center, Hekla Center, Rruga Abdyl Frashëri, 7. P31, A/4, Tiranë, Shqipër. Takim i grupit të Rrethit lakanian shqiptar rreth artit dhe psikanalizēs lakaniane. I hapur për publikun.
6 qershor 2025 – Konferenca e psikanalizës, te ZETA Contemporary Art Center, Hekla Center, Rruga Abdyl Frashëri, 7. P31, A/4, Tiranë, Shqipëri. Konferencë e hapur për publikun me temë nga kongresi PIPOL 12, Shqetësim në familje.
E ftuar Marina Frangiadaki
7 juin 2025 – Seminari i psikanalizës, te Kryqi i Kuq Shqiptar, Rruga Pjetër Budi, N19, H10, Tiranë, Shqipëri. Komente mbi kapitujt 7, 8 dhe 9 të Seminarit X të Jacques Lacan, L’angoisse.
E ftuar Marina Frangiadaki
Ju mirëpresim!
Eva Filaj
Presidente e RrLSh