MËSIMET E MIA
Jacques Lacan
Çdonjëra prej tre konferencave të përmbledhura në këtë vëllim është një operacion komandosh; Lacan-i zbret me parashutë para publikut të vet, ka vetëm një orë në dispozicion për tu thënë njerëzve në sallë se cili është dhe çfarë bên dhe u têrheq vemendjen për kundërtinë e mëposhtme:
a) E pavetëdijshmja është pranuar vërtet, nuk habit më kënd, por kjo ka ardhur si pasojë e propagandës: me psikanalizën jemi mësuar, por si të ishte një modë terapeutike, e shërbyer me “sheqerosje”, të cilat e reduktojnë në çfarë njihet tashmë.
b) Megjithatë, psikanaliza i hap dyert një eksperience të pashoqe. E pavetëdijshmja frojdiane është risi e paparë. Faktet kësisoj të nxjerra në dritë nuk pajtohen as me dëshmitë e të menduarit praktik, as me premisat e filozofisë. Po të merren seriozisht, ato na kërkojnë ta rimendojmë githçka nga fillimi. Lacan-it iu desh t’i përvishej vetë kësaj pune, kështu u krijuan rrethanat (Lacan-i rrëfente anekdota rreth kësaj).
Metoda e Lacan-it është që të niset nga çfaré dihet nga të githë. Pastaj, si pa e kuptuar, me shkathtësi, si duke luajtur, ai na shpalos para syve një ujëvare konceptesh të habitshme: një mendim qē nuk e mendon veten; një të pavetëdijshme që është gjuhë; një gjuhë që rri “në tru, si pezhishkë merimange”, një seksualitet që “hap një vrimë tek e vërteta*; një Tjetër ku kjo e vertetë përurohet: një dëshirë që çlirohet që andej dhe që nuk mund të nxirret më vete përveçse me çmimin e një humbjeje, gjithmonë; dhe ideja se të gjitha këto paradokse i përgjgjen një logjike, të dallueshme nga çfarë e quajnë “psikizēm”.
Jacques-Alain Miller